Rënie Popullsie Shqipëri: Emigrimi dhe Plakja Kryesorë

Popullsia po vazhdon të bjerë dhe të plaket, me shtesë natyrore minimale dhe largim të 28.5 mijë personave në 2025

Popullsia e vendit po vijon tendencën e saj zvogëluese, e ndikuar si nga ulja e lindjeve ashtu dhe nga emigracioni, ku rreth 28.5 mijë persona janë larguar në vitin 2025, duke u ulur numri i të kthyerve.

Sipas INSTAT, popullsia e Shqipërisë më 1 Janar 2026 rezulton të jetë 2.335.930 banorë, duke shënuar një rënie prej 1.16% krahasuar me 1 Janar 2025.

Rënia e popullsisë është pasojë e dy komponentëve kryesorë demografikë:

  • Shtesa natyrore: Për vitin 2025 ishte pozitive, me 1.147 lindje më shumë se vdekje.
  • Migracioni neto: Mbeti negativ, me -28.531 persona.

Raporti gjinor në lindje ka mbetur thuajse i njëjtë me vitin paraardhës, duke rezultuar me 107.9 meshkuj për 100 femra gjatë vitit 2025.

Përllogaritjet e popullsisë më 1 Janar 2026 tregojnë se vetëm qarku i Tiranës ka shënuar rritje të popullsisë me 0.7% krahasuar me një vit më parë. Uljet më të mëdha të popullsisë janë shënuar në qarqet Kukës (-2.59%) dhe Shkodër (-2.56%).

Tirana, Fieri, Elbasani dhe Durrësi kanë peshën më të lartë në popullsinë gjithsej. Më 1 Janar 2026, Tirana zë rreth 32.8% të popullsisë së përgjithshme, duke vazhduar të jetë qarku më i populluar. Pas saj vijnë Fieri, Elbasani dhe Durrësi me përkatësisht 9.7%, 9.5% dhe 9.4%.

Të dhënat e INSTAT tregojnë gjithashtu për një plakje të vazhdueshme të popullsisë. Mosha mediane ka arritur në 45 vjeç në fillim të vitit 2026, nga 44.3 vjeç në fund të vitit 2025, duke iu afruar gjithnjë e më shumë mesatares europiane.

Scroll to Top