Trump në Samitin e NATO-s në Ankara, SHBA mbetet e përkushtuar

Trump pritet të marrë pjesë në Samitin e NATO-s në Ankara, ministri i Jashtëm turk: SHBA e përkushtuar ndaj Aleancës

Presidenti amerikan Donald Trump planifikon të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, i cili do të mbahet në Ankara më 7-8 korrik. Këtë e ka deklaruar ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan.

Gjatë një interviste për Bloomberg TV, të dhënë në Singapor të hënën, Fidan u shpreh: “Për aq sa dimë, po, ai planifikon të marrë pjesë.”

Ai gjithashtu theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të përkushtuara ndaj aleancës, pavarësisht retorikës politike. Fidan shtoi se nuk ka asnjë shenjë se Uashingtoni synon të veprojë sipas paralajmërimeve për një tërheqje të mundshme nga NATO.

“SHBA-të po ushtrojnë vazhdimisht presion ndaj aleatëve për të rritur shpenzimet e mbrojtjes dhe për të marrë përgjegjësi më të madhe për sigurinë e tyre,” deklaroi ai. “Evropianët e kanë kuptuar mesazhin dhe tashmë kanë ndërmarrë hapa për të rritur buxhetet e mbrojtjes brenda NATO-s.”

Scroll to Top