Sulm me dron në Aeroportin e Kuvajtit: Vdekje, të plagosur e dëme

VIDEO/ Gjithçka e shkatërruar! Çfarë la pas sulmi me dron në aeroportin e Kuvajtit, të paktën një viktimë dhe disa të plagosur

Një person humbi jetën dhe shumë të tjerë u plagosën pas sulmeve me dron në aeroportin e Kuvajtit. Gjithashtu u raportuan edhe dëme të shumta.

Misionet diplomatike të vendosura në aeroport pësuan gjithashtu dëme, ndërsa autoriteti i aviacionit civil i vendit njoftoi se fluturimet do të rifillonin vetëm nga Terminali 4 i aeroportit.

“Ministria e Punëve të Jashtme shpreh dënimin dhe reagimin e fortë të Shtetit të Kuvajtit, në mënyrën më kategorike, ndaj sulmeve të dhunshme dhe të vazhdueshme iraniane duke përdorur raketa balistike dhe dronë, i fundit prej të cilëve ndodhi sot në agim, duke synuar përsëri objekte politike dhe jetësore, përfshirë Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit, duke rezultuar në vdekjen e një personi, plagosjen e të tjerëve dhe dëmtimin e objekteve jetësore, përfshirë misionet diplomatike,” tha në një reagim ministria.

[Pjesa e mëposhtme është një postim nga një llogari në rrjetet sociale dhe mund të përmbajë opinione personale.]

“Shkatërrim në Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit pas sulmeve me raketa të regjimit islamik të Iranit sot, ku u plagosën disa civilë. Ata po synojnë qëllimisht infrastrukturën civile duke u fortifikuar pas bisedimeve të paqes. Kërkohet veprim vendimtar.” — Baba Banaras™ (@RealBababanaras)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Scroll to Top