VIDEO/ Një moment komik! Speed shprehet se Ronaldo do të fitojë Kupën e Botës, ndërsa reagimi i Thierry Henry dhe Zlatan Ibrahimoviç bëhet viral në rrjet.
Influenceri amerikan i njohur si Speed ndodhej mbrëmë në stadiumin “SoFi” duke ndjekur nga afër ndeshjen mes SHBA dhe Paraguajit. Atje, ai u takua edhe me dy legjenda të futbollit, Thierry Henry dhe Zlatan Ibrahimoviç.
Sapo suedezi i bëri pyetjen Speed-it se kush mendon se do të fitojë Kupën e Botës, ky i fundit u përgjigj menjëherë: “Portugalia, Ronaldo do ta fitojë Botërorin”.
Kjo përgjigje duket se nuk i pëlqeu aspak Ibrahimoviçit, i cili i mori mikrofonin nga duart dhe e shtyu Speed të largohej. Më pas, ai iu kthye Henry-t dhe të dy vazhdueshin bisedën, ndërsa Speed vazhdonte të insistonte: “Do ta shohësh teksa e fiton, do ta shikosh”.
Ky moment tashmë është kthyer në një fenomen viral në rrjetet sociale.
