Ronaldo Nazario: Optimizëm për Brazilin në Botëror me Ancelottin

Ronaldo Nazario, një nga ikonat më të mëdha të futbollit brazilian, ka shprehur optimizëm për përformancën e Brazilit në Kupën e Botës.

Gjatë një interviste në një kanal televiziv brazilian, ish-futbollisti pati rastin të shfaqej një video emocionuese e Carlo Ancelottit, trajnerit aktual të kombëtares braziliane, duke drejtuar skuadrën. Në video, Ancelotti kujtoi me dashamirësi kohën kur punoi me Ronaldon në Milano.

Pas shikimit të videos, Ronaldo Nazario, ish-lojtar i Barcelonës dhe Real Madridit, nuk kurseu lavdërimet për ish-trajnerin e tij italian. “Ai është një nga tre trajnerët më të mirë të të gjitha kohërave. Kam shumë shpresa për këtë Kupë Bote,” deklaroi Nazario.

Ai shprehu besim të plotë te Ancelotti, i cili përballet me sfidën e tij të parë të madhe në drejtimin e një kombëtareje në Kupën e Botës, e cila do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada.

Lidhur me zgjedhjen e Ancelottit si trajner i ekipit kombëtar brazilian, Ronaldo u shpreh mjaft i kënaqur. “Skuadra braziliane duhet të ketë më të mirën dhe nuk ka trajner brazilian, në ditët e sotme, si ai. Jemi në duar të sigurta,” përfundoi ai.

Për Kupën e Botës, Brazili është shortuar në një grup mjaft të përballueshëm, ku do të ndeshet me Skocinë, Marokun dhe Haitin. Vetëm ndeshja kundër nënkampionëve të Kupës së Kombeve të Afrikës, Marokut, pritet të jetë sfiduese, duke sugjeruar se Brazili nuk duhet të ketë probleme për të kaluar në fazën tjetër si i pari i grupit.

Debutimi i tyre do të jetë pikërisht kundër Marokut, të dielën, më 14 qershor, në orën 00:00.

Scroll to Top