Një nga drejtuesit e përfshirë në aferën 5D, Redi Molla, ish-drejtor në UKT dhe në kompaninë Tirana DC, është liruar nga burgu.
Vendimi për zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” është marrë nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për arsye shëndetësore.
Vendimi, i cili ndryshon një vendim të mëparshëm të Gjykatës së Shkallës së Parë, urdhëron që i pandehuri R.M. të mos largohet nga banesa e tij.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është ngarkuar me ekzekutimin e këtij vendimi dhe kontrollin e zbatimit të tij.