Ibrahimoviç acaroi tifozët, humbet mbështetjen në Suedi

Ibrahimoviç zemëron të gjithë: Shfaqja me Kardinalen te Donald Tramp dhe tani nuk e duan më as në Suedi

Zlatan Ibrahimoviç duket se ka gjetur mënyrën më të mirë për t’u kthyer në një figurë jo e pëlqyer nga të gjithë, pasi ka mllefosur si tifozët e Milanit, ashtu edhe ata të Suedisë.

Ish-sulmuesi suedez, i pranishëm në SHBA si komentator për ndeshjet e Kupës së Botës, acaroi tifozët e Milanit. Në vend që të këshillonte Xherri Kardinalen për zgjedhjen e trajnerit të ri dhe strukturave të tjera drejtuese, pasi ish-drejtuesit ishin shkarkuar pikërisht falë insistimit të tij, ai u shfaq publikisht me të.

Megjithatë, duket se vendi i zgjedhur për këtë takim publik nuk ishte i përshtatshëm. Si suedezit, ashtu edhe pronari i Milanit, ishin të pranishëm në një event të UFC-së të organizuar për ditëlindjen e Donald Tramp në Shtëpinë e Bardhë. Ky eveniment ka acaruar më tej si tifozët e Milanit, ashtu edhe ata të Suedisë.

Arsyeja është se Ibra ka zgjedhur të jetë i pranishëm në këtë event në vend të stadiumit ku kombëtarja e tij, Suedia, po luante përballë Tunizisë dhe triumfoi me rezultatin 5-1.

“Mendoj se duhej të ishte i pranishëm në ndeshjen tonë”, tha mesfushori Jesper Karlstrom pas ndeshjes. “Ndoshta kemi treguar mjaftueshëm për ta bindur të jetë pjesë e së ardhmes sonë”, shtoi ai me sarkazëm. Ndërkohë, tifozët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj Ibrahimoviç në rrjetet sociale.

Scroll to Top