Rrëzohet bombarduesi B-52 në Kaliforni, dyshohet se kanë vdekur tetë personat në bord
Forcat e armatosura amerikane njoftuan se tetë anëtarë të Forcave Ajrore ndodheshin në bordin e një bombarduesi strategjik B-52 Stratofortress që u rrëzua të hënën, menjëherë pas ngritjes nga një bazë në Kaliforni. Sipas provave fillestare, nuk ka të mbijetuar.
Bombarduesi B-52 ishte planifikuar të kryente një “mision testimi rutinë” dhe kishte “tetë persona në bord” kur u rrëzua menjëherë pas ngritjes në orën 11:20 të paradites. Prova fillestare tregojnë se askush nuk ka mundur t’i mbijetojë rrëzimit, thuhet në një njoftim për shtyp të Krahut të 412-të të Testimit, me bazë në Bazën Ajrore Edwards.
