Skuadrat Europiane në Flijim gjatë Botërorit, Bilanc i Vonë në 10 Ndeshjet e Para
Një nga arsyet kryesore të kritikave ndaj formatit të zgjeruar të Botërorit qëndron fakti se zakonisht skuadrat europiane dominojnë fazën e grupeve dhe vazhdojnë më tej në fazën me eliminim direkt, duke vënë në vështirësi ekipet nga kontinente të tjera. Megjithatë, starti i Botërorit 2026 po tregon një përgjumje pothuajse të plotë të përfaqësueseve europiane.
Rezulton se në 10 ndeshjet e para të luajtura nga ekipet e kontinentit tonë, vetëm 3 kanë përfunduar me fitore, 5 me barazim dhe 2 me humbje. Fillimi ishte dramatik, pasi në ditët e para Çekia u mund nga Korea e Jugut dhe më pas Turqia nga Australia. Fitoret e Skocisë, Gjermanisë dhe Suedisë shpëtuan disi bilancin. Ndërkohë, pati zhgënjim nga emra të mëdhenj të kontinentit si Holanda, Spanja dhe Belgjika, të cilët nuk arritën të fitonin kundër kundërshtarëve të cilët në letër konsideroheshin më të dobët.
Rezultatet e Europianëve:
- Çeki 1-2 Kore e Jugut
- Bosnjë Hercegovinë 1-1 Kanada
- Zvicër 1-1 Katar
- Turqi 0-2 Australi
- Skoci 1-0 Haiti
- Gjermani 7-1 Kuraçao
- Holandë 2-2 Japoni
- Suedi 5-1 Tunizi
- Spanjë 0-0 Kepi i Gjelbër
- Belgjikë 1-1 Egjipt
PANORAMASPORT.AL
