Shorti Champions League: Egnatia shmang kundërshtarë të fortë

SHORTI I CHAMPIONS LEAGUE/ Kampionët e Egnatias patën fat në short, duke u përballur me Petrokub të Moldavisë në turin e parë.

Skuadra e Egnatias do të përballet me moldavët e Petrokubit në turin e parë të Ligës së Kampioneve. Kampionët e Shqipërisë konsiderohen me fat pasi shmangën ekipe si Kairat, Kraiova, Drita, Borac apo Vikingur.

Ndeshja e parë do të luhet më 7 ose 8 korrik në transfertën e Moldavisë, ndërsa sfida e kthimit do të zhvillohet më 14 ose 15 korrik në Rrogozhinë.

Nga ana tjetër, Drita do të ketë një kundërshtar më sfidues në personin e Kauno Zalgiris, ekip ky nga Lituania.

SHORTI PËRFUNDIMTAR:

  • Sabah – TNS
  • Floriana – Shamrok
  • Flora Talin – Iberia
  • Linkoln Red Imps – Inter Eskaldes (çifti më i favorshëm)
  • Tre Fiori – Larne (çifti më i favorshëm)
  • Ararat Armenia – Riga
  • Vardar – KuPS Kuopio
  • Kauno Zalgiris – Drita
  • Vitebsk – U. Kraiova
  • Petrokub – Egnatia
  • Borac – Levski Sofia
  • Vikingur – Giori
  • Kairat Almati – Sutjeska
  • Klaksvik – Atert Bisen

PANORAMASPORT.AL

Scroll to Top