Los Angeles: Gjashtë persona, përfshirë një oficer policie, u plagosën pasi një makinë përplasi këmbësorë gjatë një incidenti të rëndë në Culver City.
Incidenti, i cili ndodhi të martën pasdite në zonën e Los Angeles, filloi rreth orës 19:00. Sipas policisë, ngjarja mori shkas pas një telefonate për një person që dyshohet se kishte vjedhur një automjet dhe kishte kërcënuar një tjetër person me thikë.
Hetimet paraprake sugjerojnë se shoferi fillimisht goditi dy këmbësorë, duke nxitur një ndjekje nga policia. Gjatë përpjekjes për t’u arratisur, ai përplasi edhe katër këmbësorë të tjerë. Një oficer policie u plagos gjatë ndjekjes, kur automjeti i tij u përfshi në një aksident.
Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje të sakta mbi gjendjen e të plagosurve, ndërsa disa automjete pësuan dëme materiale gjatë ndjekjes.
Ngjarja përfundoi kur i dyshuari, duke u përplasur me një automjet në zonën e një restoranti McDonald’s “drive-thru”, u arrestua nga policia. Autori është dërguar në spital me lëndime të lehta dhe pritet të përballet me akuza të shumta, përfshirë tentativë vrasjeje.
Motivi i veprimeve të tij mbetet i paqartë, por policia e cilësoi sjelljen e tij si “të pamatur dhe të rrezikshme”, duke theksuar se ai “vuri në rrezik jetën e shumë njerëzve në qytetin tonë”.
Hetimet për rastin po vazhdojnë.
