Në Turqi e cilësojnë “hakmarrje për Muçin”: Beshiktashi synon të “vjedhë” madhërishme nga Trabzonspori
Trabzonspori ka realizuar një nga lëvizjet më interesante të merkatos duke transferuar Ernest Muçin nga Beshiktashi. Ky veprim erdhi pasi kontributi i tij në sezonin e fundit bëri që shifra e paguar nga klubi i Stambollit të duket tepër e ulët.
Si pasojë, Beshiktashi tani po planifikon atë që mediat turke e cilësojnë si “hakmarrje për Muçin”. Mediat vendase kanë raportuar se klubi bardhëzi ka filluar ndjekjen e njërit prej lojtarëve më të shquar të Trabzonsporit gjatë sezonit të fundit: portierit Andre Onana.
Onana, i cili ishte në huazim nga Manchester United, ishte duke zhvilluar bisedime për një tjetër huazim ose transferim përfundimtar te klubi turk. Aktualisht, Trabzonspori duket të jetë në avantazh në negociata, pasi portieri ka shprehur kënaqësi me eksperiencën e tij të parë te ky klub.
Megjithatë, Beshiktashi është i gatshëm të ndërhyjë për të siguruar shërbimet e portierit kamerunas, i cili ka treguar performancë të mirë në Turqi, ndryshe nga periudha e tij te “Djajtë e Kuq”.
