Zhegrova te Kosova, Juventusi uron në shqip

Edon Zhegrova i është bashkuar përfaqësueses së Kosovës në grumbullim, pasi mungoi në shtator për shkak të finalizimit të transferimit te Juventusi.

Anësori i sulmit është gati për ndeshjen e rëndësishme kualifikuese të Botërorit 2026 kundër Sllovenisë. Kombëtarja e Kosovës ka mundësi të mira për t’u renditur në dy vendet e para të grupit, pas fitores ndaj Suedisë.

Edhe klubi i Juventusit ka zgjedhur të urojë fat Zhegrovës, duke publikuar një postim në gjuhën shqipe në faqen zyrtare të Facebook. “Fat të mbarë, Edon!”, thuhej në urimin e klubit bardhezi, dedikuar sulmuesit të Kosovës.

Leave a Comment

Scroll to Top