Tatime: 91.6M€ borxhe fshihen, 105K tatimpagues përfitues

Tatimet fshijnë 91.6 milionë euro detyrime, përfitojnë 105 mijë tatimpagues

Administrata Tatimore ka njoftuar se ka finalizuar me sukses procesin automatik të fshirjes/shuarjes pa kusht të detyrimeve tatimore të papaguara për kategoritë e përcaktuara në ligj.

Sipas informacioneve nga Tatimet, ky proces ka sjellë përfitime për 105,409 tatimpagues, ndërsa vlera totale e detyrimeve të fshira/shuara arrin rreth 91.6 milionë euro.

Nga ky proces kanë përfituar 105,409 tatimpagues, me detyrime të fshira/shuara në vlerën e 91.6 milionë euro, të ndara si më poshtë:

  • 70.5 milionë euro janë gjoba administrative të vendosura nga inspektorët tatimorë për detyrime të papaguara që lidhen me periudha tatimore deri më 31 dhjetor 2014 dhe me datë kontabilizimi deri më 31.12.2024. Këto përfitime i dedikohen 13,667 tatimpaguesve.
  • 21.1 milionë euro janë gjoba të tjera administrative, duke përfshirë gjobat për dorëzim të vonuar të deklaratave. Këto lidhen me periudha tatimore deri më 31 dhjetor 2024 dhe me datë kontabilizimi deri më 30.06.2026, me kusht që deklaratat përkatëse të kenë statusin “e dorëzuar”. Përfitues të kësaj kategorie janë 96,302 tatimpagues.

Tatimpaguesit kujtohen se kanë afat deri më 30 Qershor 2026 për të:

  • Paguan me një këst të vetëm 50% të detyrimit kryesor (principalit) për detyrimet tatimore të periudhës 01.01.2015 – 31.12.2019. Në këtë mënyrë, ata do të përfitojnë fshirjen e 50% të mbetur të principalit, si dhe faljen e plotë të gjobave dhe kamatëvonesave.
Scroll to Top