Armando Broja i hapur për transferim te Kaljari, negociatat me Bërnlin pritet të fillojnë
Sulmuesi shqiptar Armando Broja ka shprehur gatishmërinë për t’u transferuar te skuadra e Kaljarit. Sipas gazetarit Gianluca Di Marzio, tani do të zhvillohen negociata mes klubeve, për të përcaktuar nëse do të arrihet një marrëveshje.
Për shërbimet e Brojës ka shfaqur interes edhe Udineze, një tjetër skuadër italiane nga Serie A. Megjithatë, Kaljari duket se ka një avantazh në këtë garë.
Duke marrë parasysh rënien e Bërnlit nga Premier League, pritet që transferimi i Brojës të jetë një huazim. Kjo është një formulë që Çelsi, klubi ku Broja është i regjistruar, e ka përdorur shpesh më parë përpara se të finalizonte shitjen e kartonit të lojtarëve.
Pas eksperiencave në Angli dhe Holandë, kjo do të ishte hera e parë që Broja do të aktivizohej në kampionatin italian. Në skuadrën e Kaljarit luan edhe mesfushori shqiptar Alen Sherri.
