Dyshohet abuzim seksual para vdekjes së 11-vjeçares në Francë
Të dhënat paraprake nga ekspertiza mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet pa jetë në rajonin Gers të Francës, kanë ngritur dyshime serioze mbi rrethanat e vdekjes së saj.
Sipas mediave franceze, autopsia sugjeron se e mitura ka qenë viktimë e një sulmi seksual. Hetuesit po analizojnë gjithashtu prova biologjike, ku është identifikuar ADN e dyshuar që lidhet me 41-vjeçarin Jerome Barella, i cili konsiderohet personi kryesor nën hetim.
Raporti përmend gjithashtu shenja që mund të tregojnë për kufizim të lëvizjeve dhe mbyllje të gojës. Këto elementë po shqyrtohen nga autoritetet si pjesë e mundshme e një skenari më të gjerë dhune.
Megjithatë, shkaku i saktë i vdekjes ende nuk është përcaktuar plotësisht. I dyshuari ndodhet aktualisht në paraburgim dhe po hetohet për rrëmbim dhe ndalim të paligjshëm.
Prokuroria franceze po vlerëson nëse provat e reja mund të çojnë në zgjerimin e akuzave, përfshirë ato që lidhen me dhunë seksuale dhe vrasje.
Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet theksojnë se përcaktimi i saktë i shkakut të vdekjes është kyç për ecurinë e mëtejshme të çështjes.
