Ronaldinjo rikthehet në futboll në moshën 46-vjeçare, bëhet pjesë e një skuadre italiane
Një lajm i jashtëzakonshëm, por i vërtetë: legjenda braziliane Ronaldinjo ka vendosur të rikthehet në fushën e blertë në moshën 46-vjeçare. Ylli i njohur i futbollit ka arritur një marrëveshje me skuadrën italiane Ravena, e cila militon në Serinë C.
Prezantimi zyrtar i Ronaldinjos do të zhvillohet më 23 qershor. Ish-futbollisti i Barcelonës dhe Milanit ka shprehur entuziazmin e tij për këtë kapitull të ri në karrierën sportive. “Dua të shkruaj një histori të re. Ngjyra të reja, por e njëjta buzëqeshje. Mezi pres të kërcej sërish me topin dhe të krijoj një kapitull të ri së bashku me Ignazion dhe gjithë familjen Cipriani. Futbolli ka qenë gjithmonë një burim gëzimi për mua dhe dua të sjell të njëjtin pasion në Ravena”, deklaroi Ronaldinjo.
Përveç rolit si lojtar, Ronaldinjo do të bëhet edhe aksionar i klubit, duke u përfshirë në mënyrë aktive në projektin afatgjatë të Ravenës. Objektivi kryesor i skuadrës do të jetë ngjitja në Serinë B, ndërsa Ronaldinjo synon të kontribuojë si në fushën e lojës, ashtu edhe në drejtimin e klubit.
