Falen 2.1 milionë euro detyrime për 11 mijë tatimpagues
Drejtoria e Tatimeve ka njoftuar se sot, 10,593 tatimpagues të tjerë kanë përfituar nga procesi i fshirjes automatike të detyrimeve, me një vlerë të përgjithshme prej 2.1 milionë euro.
Kjo falje përfshin:
- Gjobat për mosdeklarim në afat.
- Gjobat për deklaratat e padorëzuara (me kushtin e dorëzimit deri më 30 Qershor 2026).
- Gjobat për dorëzimin me vonesë të pasqyrave financiare.
- Si dhe gjoba e interesa të tjera të parashikuara në ligj.
Tatimet rikujtojnë se data 30 Qershor 2026 është afati përfundimtar si për pagesën e detyrimit të nevojshëm për të përfituar fshirjen e 50% të principalit, ashtu edhe për dorëzimin e deklaratave të padorëzuara deri më 31.12.2024, me qëllim përfitimin nga fshirja e gjobave për mosdeklarim në afat.
