Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun ose pasoja

Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun, përndryshe do të përballeni me pasoja të rënda

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një paralajmërim të fortë drejt Iranit, duke kërcënuar me goditje të mëtejshme nëse ky i fundit nuk ndalon veprimet e aleatëve të tij në Liban.

Trump iu referua drejtpërdrejt Hezbollahut, një grup paramilitar me lidhje të forta me Iranin, i cili ka qenë i përfshirë në luftime me Izraelin. “Irani duhet t’i ndalojë menjëherë përfaqësuesit e tyre të paguar, të cilët po shkaktojnë probleme në Liban,” shkroi ai në një deklaratë.

Ai shtoi: “Nëse nuk e bëjnë këtë, ne do ta godasim Iranin shumë fort përsëri, ashtu siç bëmë javën e kaluar, vetëm më fort!!!” Presidenti DONALD J. TRUMP.

Sipas zyrtarëve vendorë, që nga nënshkrimi i marrëveshjes Iran-SHBA, Izraeli ka shkaktuar vdekjen e 47 personave në Liban, ndërsa Hezbollahu ka vrarë pesë ushtarë izraelitë.

Scroll to Top