Statuja e Lionel Mesit, më e madhja në botë: Festim në Argjentinë

Ditën e djeshme u inaugurua statuja më e madhe në botë kushtuar Lionel Mesit. Monumenti, me lartësi 26 metra dhe peshë 70 ton, u zbulua në zemër të qytetit Cutral Có, në provincën Neuquén të Argjentinës. Tifozët e tij u dyndën për ta parë veprën monumentale.

Statuja e paraqet Mesin me fanellën e Argjentinës, të ngjyrosur blu dhe të bardhë, ulur në gjunjë dhe duke ngritur dorën e djathtë në shenjë festimi.

Ky monument, kushtuar 38-vjeçarit, vjen disa ditë pasi ai shënoi një tregolësh fantastik kundër Algjerisë në Kupën e Botës.

Scroll to Top