Milani i ri po merr formë: Kardinale vendos të mos ketë drejtor sportiv
Milani po rindërtohet dhe në qendër të këtij procesi është pronari i klubit, Xherri Kardinale, i cili, siç ka shpjeguar vazhdimisht, do të përfshihet drejtpërdrejt dhe operativisht në drejtimin e tij. Kjo paraqet një ndryshim strategjik, pasi ai nuk do t’ua delegojë më përgjegjësitë personave të besuar, por do të ndërhyjë personalisht.
Nëse Kardinale vendos kështu, do të ketë një ekip mbështetës për të asistuar skuadrën dhe trajnerin. Objektivi kryesor është ndërtimi i një Milani konkurrues, dhe për këtë, klubi ka zgjedhur Amorimin si arkitektin e ri të ekipit, një trajner modern dhe dinjitoz.
Tregu i transferimeve po ecën përpara, dhe drejtimin e negociatave të Milanit do ta marrë Hendrik Almstadt, drejtor i tregtimit të lojtarëve. Ai do të mbështetet në identifikimin e lojtarëve të përshtatshëm që plotësojnë kërkesat e menaxherit Bobi Gardiner, i cili është promovuar në drejtor të Inteligjencës së Futbollit. Almstadt do të eksplorojë lojtarë të rinj dhe talente të tjera në të gjitha ligat evropiane, pasi Milani i ri ka nevojë për përforcime në të gjitha repartet.
Ai do të jetë gjithashtu drejtori sportiv më i afërt me Amorimin, me të cilin do të mund të diskutojë nevojat specifike dhe çështjet teknike. Almstadt do të mbikëqyrë edhe analizën e të dhënave dhe vëzhgimin, një fushë e cila më parë drejtohej nga Donato Lomonte, drejtori më jetëgjatë në AC Milan. Almstadt do të ketë në dispozicion tetë vëzhgues me mbulim global, por me fokus specifik gjeografik: Anglia, Franca, Argjentina, Holanda, Belgjika dhe natyrisht, Italia.
Nga ana tjetër, Furlani nuk do të jetë më Drejtor Ekzekutiv dhe do të zëvendësohet nga Masimo Kalveli. Ibrahimoviç do të vazhdojë rolin e tij si konsulent i pronarëve, ndërsa Paolo Skaroni do të mbetet president.
