Kolumbia: Presidenti i ri kërkon dorëzim nga grupet e armatosura

Presidenti i zgjedhur i Kolumbisë, Abelardo de la Esperanza, u ka dhënë grupeve të armatosura një muaj kohë për t’u dorëzuar, duke theksuar se nuk do të bëjë asnjë kompromis.

“Për të gjithë ata që janë pjesë e grupeve të armatosura: keni një muaj kohë për të organizuar dorëzimin tuaj,” tha 47-vjeçari de la Esperanza në fjalimin e tij të parë pas konfirmimit të fitores së tij në zgjedhjet presidenciale nga autoriteti zgjedhor.

Avokati dhe biznesmeni milioner, i cili mori mbështetjen publike të Presidentit të SHBA-së Donald Trump (i cili e cilësoi atë një “tigër”), premtoi një “epokë të re” për Kolumbinë pas fitores së tij në balotazhin presidencial kundër senatorit të majtë Ivan Cepeda. Gjatë fushatës, ai ishte zotuar të mbante një qëndrim të ashpër kundër guerilëve, bandave kriminale dhe trafikut të drogës.

Scroll to Top