Trump: SHBA-ja forcohet ushtarakisht, bisedime me Iranin

Trump: SHBA po forcohen ushtarakisht kundër Iranit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka konfirmuar se një delegacion amerikan po udhëton drejt Dohës për bisedime me qëllim zgjidhjen e konfliktit me Iranin.

“Ata do të shkojnë në Katar. Mendoj se janë nisur tashmë ose do të nisen së shpejti”, tha Trump.

Ai shtoi se konsultimet që do të zhvillohen në kryeqytetin e Katarit, mbi zbatimin e memorandumit SHBA-Iran, mund të rezultojnë të rëndësishme.

“Takimi në Doha mund të jetë ose jo i rëndësishëm. Do ta shohim. Por ushtarakisht po forcohemi. Ndoshta tashmë e kemi arritur këtë”, deklaroi udhëheqësi amerikan.

Scroll to Top