Shqiptari ekstradohet nga Spanja për trafik droge

Një 34-vjeçar, i dyshuar si pjesëtar i një organizate kriminale të përfshirë në trafikun e drogës, është ekstraduar nga Spanja. Ai akuzohet nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, si anëtar i një grupi që trafikonte lëndë narkotike në Norvegji dhe Belgjikë.

Falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet strukturave homologe të Interpolit në Tiranë dhe Madrid, është finalizuar operacioni “The Wanted”. Ky operacion ka sjellë ekstradimin nga Spanja në Shqipëri të shtetasit Juxhin Drazhi, 34 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin e datës 30.04.2025, i ka caktuar shtetasit J. D. masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ai akuzohet për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.

Hetimet e kryera nga SPAK dyshojnë se J. D. ka qenë pjesë e një organizate kriminale që kryente trafik droge në tregjet e Norvegjisë dhe Belgjikës.

Leave a Comment

Scroll to Top