Trump paralajmëron Iranin: Hakmarrje e shumëfishtë për çdo ushtar amerikan

Trump i dërgon një tjetër mesazh të ashpër Iranit: Për çdo ushtar amerikan të vrarë, hakmarrja do të jetë shumëfish

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka dërguar një mesazh të prerë drejt Iranit, duke paralajmëruar se çdo sulm që sjell humbjen e jetës së një ushtari amerikan do të kundërpërgjigjet me forcë ushtarake shumë më të madhe.

Trump, përmes një postimi në rrjetet sociale, njoftoi se ka lëshuar udhëzime të qarta për Sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth, Kryetarin e Shtabit të Përbashkët, Dan Kaine, si dhe për të gjithë komandantët e Forcave të Armatosura amerikane.

“Sa herë që Irani vret një ushtar amerikan, ata do ta paguajnë këtë veprim shumëfish. Udhëzimi përkatës i është dhënë tashmë Sekretarit të Mbrojtjes, Kryetarit të Shtabit të Përbashkët dhe çdo udhëheqësi të Forcave të Armatosura”, shkroi Trump.

Scroll to Top