Raketa Falcon 9 Përplaset në Hënë, Lë Krater

Një pjesë e raketës “Falcon 9” përplaset në Hënë pas devijimit nga trajektorja, duke lënë një krater 27 metra të thellë.

Një pjesë e sipërme e raketës Falcon 9, e cila u lëshua në janar të vitit 2025 për të transportuar anije uljeje hënore, është përplasur në sipërfaqen e Hënës pasi devijoi nga trajektorja e saj fillestare.

Faza e dytë e raketës, tashmë joaktive, ndryshoi kurs si pasojë e ndërveprimeve gravitacionale dhe ndikimit të rrezatimit diellor, duke përfunduar në një trajektore përplasjeje me satelitin natyror të Tokës.

Përplasja ndodhi në orën 08:35, pranë kraterit Ajnshtajn, në rajonin veriperëndimor të anës së dukshme të Hënës, pra në pjesën që është gjithmonë e kthyer nga Toka.

Pjesa e raketës ishte rreth 14 metra e gjatë, afërsisht sa një ndërtesë pesëkatëshe, dhe kishte një peshë prej rreth 4 tonësh. Në momentin e goditjes, ajo lëvizte me një shpejtësi të vlerësuar prej 8.400 deri në 8.700 kilometra në orë.

Energjia e përplasjes, ekuivalente me rreth 3 ton TNT, vlerësohet se ka krijuar një krater të ri me një diametër prej 17 deri në 27 metra dhe një thellësi prej rreth 5 metrash.

Ngjarja është një tjetër shembull i sfidave që paraqet menaxhimi i mbetjeve hapësinore, edhe përtej orbitës së Tokës, ndërsa misionet hënore po shtohen me rikthimin e eksplorimit të Hënës.

Scroll to Top