Rama prezanton “BESA”: Besim, Empati, Shërbim, Angazhim

Kryeministri Rama prezanton kartolinën “BESA”: Besim, Empati, Shërbim dhe Angazhim

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një reagim lidhur me dokumentin “Besa”, të cilin e ka prezantuar si metodën e re të punës për mandatin e katërt qeverisës. Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka përmbledhur kuptimin e “Besës” me katër fjalë: “Besim, Empati, Shërbim dhe Angazhim”.

Kreu i qeverisë ka shpjeguar më herët se ky dokument synon rikthimin e besimit mes qytetarëve dhe institucioneve, duke e cilësuar si një mënyrë të re për t’i afruar administratën me njerëzit.

“Besimi nuk vritet me një krisëm, largohet kur trazohet uji, nuk kthehet me një thirrje, por vetëm kur gjen ujin miqësor,” është shprehur Rama gjatë prezantimit të kësaj ideje.

Sipas kryeministrit, sfida e mandatit të katërt është mbledhja e “ujit të trazuar të besimit” nga të gjitha burimet dhe rikthimi i një marrëdhënieje më të fortë me qytetarët përmes empatisë dhe shërbimit.

“Puna e mandatit të katërt është të mbledhim nga të gjitha burimet ujin e trazuar të besimit dhe ta bëjmë këtë me empati dhe flamingot do të kthehen. Rilindja 2.0 është emri që ne i vumë ciklit të ri politik, Besa është metoda për ta kthyer atë cikël në një përvojë të re për qytetarët e Shqipërisë,” ka thënë Rama.

Scroll to Top