Protestë 67 ditë, thirrje SPAK: Hetonin Ramën!

Dita e 67-të e protestës para kryeministrisë, protestuesit i bënë thirrje SPAK-ut për hetimin e Ramës: Shijo pushimet e fundit në liri

TIRANË – Protesta e përnatshme para godinës së kryeministrisë vijoi edhe këtë mbrëmje, duke shënuar ditën e 67-të radhazi. Gjatë tubimit, protestuesit përsëritën thirrjet drejtuar Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke kërkuar hetimin e kryeministrit Edi Rama.

Aktivisti Edison Lika u shpreh gjatë fjalës së tij: “Shijo pushimet e fundit në liri! I drejtohemi SPAK-ut me thirrjen: hetoni Ramën!”

Një tjetër protestues vlerësoi punën e SPAK-ut në hetimin e zyrtarëve të lartë, por theksoi se, sipas tij, veprimet e deritanishme nuk janë të mjaftueshme. “Duhet t’i japim mbështetje SPAK-ut për të gjithë ministrat që ka arrestuar. Nuk është e mjaftueshme, por është shumë në krahasim me atë që nuk kishte ndodhur më parë. Ajo që ka bërë SPAK nuk mjafton, por duhet të arrestojë Ramën,” deklaroi ai.

Gjatë protestës u rikthye edhe kërkesa për shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike, të cilin organizatorët e konsiderojnë një nga çështjet kryesore të kauzës së tyre.

Rreth orës 21:10, pjesëmarrësit nisën marshimin e përditshëm në zonën përreth kryeministrisë.

Scroll to Top