BE & 30 vende dënojnë ekzekutimet në Iran; debat Francë-Iran

Bashkimi Europian dhe 30 vende të tjera dënojnë ekzekutimet e protestuesve në Iran; fillon “përplasja” mes Francës dhe Teheranit

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, ka dënuar ashpër rritjen e ekzekutimeve në Iran, duke akuzuar regjimin iranian se po vijon shtypjen ndaj popullit, shtatë muaj pas protestave masive.

“Shtatë muaj pas veprimeve të shumta kundër popullit iranian, i cili u ngrit për të kërkuar drejtësi dhe dinjitet, regjimi vazhdon gjakderdhjen duke rritur ekzekutimet. Kjo shtypje e patolerueshme dhe çnjerëzore duhet të ndalet,” shkroi Barrot në platformën X.

Deklarata franceze u kundërshtua menjëherë nga ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi. Ai akuzoi Francën për hipokrizi dhe i kërkoi Parisit të mos u japë mësime botës për të drejtat e njeriut dhe të drejtën ndërkombëtare.

“Vende si Franca duhet të ndalojnë së predikuari botës për ‘të drejtat e njeriut’ dhe të drejtën ndërkombëtare. Kjo hipokrizi është e hapur dhe e turpshme,” deklaroi Araghchi.

Ai e zgjeroi kritikën duke iu referuar luftës në Gaza dhe konfliktit me Izraelin, duke pretenduar se mbështetja e Francës për Izraelin i ka hequr asaj çdo “superioritet moral”.

Përplasja mes dy ministrave vjen në një kohë kur shqetësimi ndërkombëtar për përdorimin e dënimit me vdekje në Iran është shtuar, veçanërisht ndaj personave të dënuar për akuza të lidhura me protestat dhe sigurinë kombëtare.

Scroll to Top