Trump: Ngushtica e Hormuzit territor amerikan, Irani i mundur

Trump rikthehet te ideja për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit: Më pëlqen ta shpallim territor amerikan

Presidenti amerikan Donald Trump është rikthyer te ideja e shpalljes së Ngushticës së Hormuzit si territor amerikan. Kjo deklaratë, të cilën ai e kishte bërë edhe më parë, u përsërit nga Trump gjatë një prononcimi për gazetarët.

“Më pëlqen ideja e shpalljes së Ngushticës së Hormuzit territor amerikan”, deklaroi Trump, duke mos dhënë detaje se si do të mund të realizohej një hap i tillë.

Presidenti amerikan pretendoi gjithashtu se SHBA-të kanë “kontroll të plotë mbi Ngushticat”, ndërsa shtoi se ushtria iraniane është “plotësisht e mundur”.

Trump u shpreh se administrata amerikane nuk do të kërkojë zgjatjen e memorandumit me Iranin, duke pretenduar se Teherani kërkon një marrëveshje, por jo atë që, sipas tij, është e nevojshme.

Sa i përket qarkullimit të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit, Trump tha se SHBA-të po nxjerrin miliona fuçi naftë në javë dhe se çmimet e naftës mund të vazhdojnë të bien.

“Ngushticat janë të hapura, çmimet e naftës po bien dhe do të vazhdojnë të bien nëse nuk vendosim të bëjmë diçka shumë më drastike sesa po bëjmë tani”, tha ai.

Trump foli edhe për Omanin, duke mbajtur një ton më të moderuar në deklaratën e fundit, pas paralajmërimeve të mëparshme ndaj vendit.

Scroll to Top