Izraeli paralajmëron Erdoganin: Mos na sfidoni me “aventura të rrezikshme” në Siri
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, i ka dërguar një paralajmërim Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, kundër çdo ndërhyrjeje të mundshme në Siri. Ai akuzoi Erdoganin se po e çon Turqinë drejt “aventurave të rrezikshme”.
Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, Katz deklaroi se Izraeli nuk do të lejojë asnjë entitet të përbëjë kërcënim për sigurinë e tij.
“Është më mirë që Erdogan të vazhdojë të mbajë fjalime të zbrazëta dhe iluzive kundër Izraelit në parlamentin turk, në vend që të sfidojë vendosmërinë e Izraelit për t’u vetëmbrojtur,” u shpreh ministri izraelit.
Ky deklarim vjen në një kohë tensionesh të shtuara mes Izraelit dhe Turqisë për zhvillimet në Siri, ku të dyja palët kanë interesa të ndryshme strategjike.
