Kanali i Panamasë kufizon trafikun detar për shkak të thatësirës

Thatësira dhe fenomeni El Niño detyrojnë Panamanë të kufizojë trafikun detar

Kanali i Panamasë do të ulë numrin e anijeve që do të kalojnë nëpër të duke filluar nga muaji i ardhshëm, për shkak të thatësirës së shkaktuar nga fenomeni El Niño. Këtë njoftoi autoriteti që administron këtë rrugë ujore strategjike, e cila lidh Oqeanin Atlantik me Oqeanin Paqësor.

Duke filluar nga data 3 shtator, numri i anijeve që lejohen të kalojnë çdo ditë do të reduktohet nga 36 në 34. Kjo masë vjen si pasojë e nivelit të ulët të ujit në dy liqenet artificiale që furnizojnë kanalin, sipas Autoriteti i Kanalit të Panamasë.

Më datë 15 shtator, numri i anijeve do të zvogëlohet më tej, në 32 anije në ditë.

Autoritetet kanë zbatuar edhe masa të tjera për kursimin e ujit. Këto përfshijnë uljen e zhytjes maksimale të anijeve – pra thellësia deri në të cilën një anije fundoset në ujë – për anijet më të mëdha.

Në vitin 2023, niveli i ujit në liqenet që furnizojnë kanalin ra aq shumë, sa operatorët u detyruan të ulëshin numrin e kalimeve ditore nga 38 në vetëm 22 anije.

Autoriteti ka deklaruar të enjten se, me reduktimin e ri, do të rriten kohët e pritjes për anijet që përpiqen të kalojnë pa rezervim paraprak. Nëntë nga dhjetë anije që përdorin kanalin e bëjnë këtë me rezervim, ndërsa vendet e mbetura nxirren në ankand.

Scroll to Top