Trump: SHBA punon për paqen në Ukrainë pas vizitës së CIA në Moskë

Trump: SHBA-të punojnë për fundin e luftës në Ukrainë, mund të ketë zhvillime nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara po punojnë intensivisht për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe se mund të ketë zhvillime të reja pas vizitës së drejtorit të CIA-s, John Ratcliffe, në Moskë.

Duke u shprehur rreth arsyeve të udhëtimit të Ratcliffe në Rusi, Trump u shpreh: “Ai ishte atje në mënyrë shumë të natyrshme… Nuk më pëlqen t’i zhgënjej njerëzit”.

“Ne do të dëshironim të shihnim fundin e luftës në Ukrainë,” shtoi ai.

Duke e cilësuar Ratcliffe si një “djalë fantastik”, Trump theksoi se administrata e tij po “punonte shumë për t’i dhënë fund asaj lufte”.

“Diçka mund të dalë nga kjo,” përfundoi Trump.

Scroll to Top