Protestë e re në Tiranë kundër “Revolucionit Flamingo”

“`html

“Kanë mbetur dylberistat dhe çeta e mikrofonit”, çfarë po ndodh në Tiranë, thirrje për një protestë paralele me “Flamingot”

Teksa “Revolucioni Flamingo” ka hyrë në ditën e 90-të, nesër pritet të zhvillohet një protestë paralele në Tiranë. Lajmërimi është dhënë nga konspiracionisti Alfred Cako, i cili fton qytetarët t’i bashkohen prej orës 09:00, tek zona e Amfiteatrit, pranë Parkut të Liqenit.

Sipas Cakos, bashkë me të janë persona që kanë një kontribut shumëvjeçar kundër sistemit politik, si dhe patriotë të protestave. Cako i fton të gjithë për të diskutuar mbarëvajtjen e protestës që, sipas tij, do të përmbysë më në fund sistemin politik 36-vjeçar të Shqipërisë.

Nga ana tjetër, Cako është shprehur gjatë ditëve të fundit në rrjetet sociale, ku ka sulmuar disa nga personazhet, të cilët njihen si organizatorët e protestës “Revolucioni Flamingo”. Edhe sot, Cako ka publikuar një foto të kapur me dron nga sheshi përpara kryeministrisë, teksa bën thirrje për një protestë paralele.

Në shkrimin e tij, Cako ngre pretendime se pjesëmarrësit në protestë janë pjesë e komunitetit LGBTQ, të cilëve u referohet me termin “dylberë”, dhe gjithashtu persona që kanë lidhje me George Soros. Sipas konspiracionistit, plani i “Flamingove” është që të rrëzojnë qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama, e në vend të tij të vendosin Xheni Karaj, aktiviste dhe anëtare e komunitetit LGBTQ. Po ashtu, pretendohet se do të ndiqet një axhendë për të kthyer djemtë shqiptarë në homoseksualë e vajzat në meshkuj.

Nga ana tjetër, duket se edhe “Flamingot” nuk kanë qëndruar pasivë ndaj këtyre sulmeve. Në rrjet janë publikuar foto të Cakos me prefektin e Tiranës, Shkëlqim Hajdari, ku pretendohet se ky i fundit i ka kërkuar të nisë sulmet kundër protestës.

Shkrimi i plotë i Alfred Cakos:

Sot Protesta, 5 min para mbylljes. Foto e marrë me dron nga një protestues i njohur që ma dërgoi me keqardhje. Këtu në foto, më pak se gjysmat janë dylberistat dhe çeta e mikrofonit ose çeta sorosjane velia-çiftelia. Këta po presin në bulevard shtatorin, ashtu si Rilindasit e Mjaftistët me recipeta e fytyrën me pedykyr para 20 vjetësh, viktimën e tyre, popullin, të cilin planifikojnë ta përzënë, grabitin apo t’ja bëjnë me Xheni Karajn, F.Lubonjln e L.Saraçin djemtë homoseksualë e vajzat meshkuj për 15 apo 20 vitet e ardhshëm; kur Bulevardi i Madh t’i ketë shqiptarët me gishta e ndoshta mund t’i jetë vendosur prej globalistëve emri i ndonjë indiani të shquar homoseksual.

Ky grup i dhunshëm e dinak globalistësh, shërbëtorësh naivë që skanë asnjë ideal veç përfitimeve të momentit, nuk i shpëtuan dot as kapterat e vjetër soroistë që vijnë vërdallë si konet për t’i mbajtur patriotët rreth çetës së mikrofonit si mizat pas zjarrit.

Populli ka protestuar vetëm pak ditë dhe protestat dështuan. 90 ditë protestë është provë dobësie e grupit velia-çiftelia dhe provë fuqie e Rilindasve që e kanë historinë e tyre me shumë vrima saçme në sytë e shumicës së popullit shqiptar.

Rama do të bjerë! Por atë do ta rrëzojnë për disa ditë patriotët që do t’i thonë nga nesër e tutje Jo çetës sorosjane të mikrofonit velia-çiftelia.

Mercenarët janë të verbër dhe të verbërit bien vetë në gropë.

Nesër ora 09:00 të gjithë patriotët tek Instituti i Lartë i Arteve. Zoti e shpëtoftë Shqipërinë e shqiptarët.

“`

Scroll to Top