Evropa përballet me rritje të rasteve të dyshuara të sabotimit dhe incidenteve me dronë ndaj infrastrukturës kritike
Që kur Rusia nisi luftën kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Evropa është përballur me një rritje të rasteve të dyshuara të sabotimit, inkursioneve me dronë dhe shkeljeve të hapësirës ajrore. Një seri incidentesh të kohëve të fundit kanë nxitur shqetësime në lidhje me kërcënimet ndaj infrastrukturës kritike dhe industrisë së mbrojtjes.
Vendët evropiane kanë raportuar:
- Sulme ndaj rrjeteve të transportit dhe energjisë.
- Ndërhyrje në sistemet e navigimit satelitor.
- Zjarre të dyshimta në objekte që mbështesin Ukrainën.
- Shkelje të përsëritura të hapësirës ajrore të NATO-s.
Frekuenca e këtyre incidenteve është shtuar në javët e fundit, veçanërisht në Gjermani, Poloni, Sllovaki dhe përgjatë krahut lindor të NATO-s. Ndërkohë që Rusia është përmendur si përgjegjëse për disa raste, autoritetet nuk kanë konfirmuar se të gjitha incidentet janë të lidhura.