Sulm me dron në Leipzig: Rusë të dyshuar për lidhje me inteligjencën

Rusia e akuzuar: Identifikohen dy të dyshuar për sulmin me dron në Leipzig

Mediat gjermane, duke përmendur burime nga gazetat Sueddeutsche Zeitung, NDR dhe WDR, kanë raportuar detaje rreth dy personave të dyshuar për një tentativë sulmi me dron në Leipzig.

Hetuesit kanë identifikuar personin përgjegjës për koordinimin logjistik dhe instruktorin e përfshirë në këtë ngjarje.

Njëri nga të dyshuarit është një burrë me origjinë ruse, por që posedonte një pasaportë letoneze. Ai dyshohet se ka pasur lidhje me inteligjencën ruse. Sipas raportimeve, ai ka udhëtuar drejt Berlinit në fund të korrikut dhe më pas është nisur me një automjet me qira drejt Leipzigut. Dy ditë para sulmit të dështuar me dron, i dyshuari raportohet se është larguar nga Gjermania me aeroplan.

I dyti i dyshuar është një shtetas bjellorus, i cili gjithashtu mban një pasaportë ruse. Ai dyshohet se ka hyrë në vend duke përdorur një vizë turistike italiane, të cilën e kishte marrë në Minsk.

Prokuroria e Përgjithshme e Gjermanisë nuk ka dhënë ende një koment zyrtar për këtë çështje. Rusia gjithashtu nuk është prononcuar publikisht mbi rastin.

Scroll to Top