VIDEO/ Pamje tronditëse! Influenceri u ekzekutua me armë zjarri, i njohur si “Sheiku i Basteve” mbeti i vdekur në një palestër në Brazil
Influenceri Evandro Luiz Prudente, i njohur në rrjetet sociale si “Sheiku i Basteve” për shkak të lidhjes së tij me bastet sportive, u vra në mënyrë brutale brenda një palestre në Brazil. Pamjet e kamerave të sigurisë nga palestra në Sao Paulo tregojnë 33-vjeçarin, me origjinë nga Porto Alegre, duke u ulur në zonën e pritjes.
Në një moment, një person i veshur me rroba të zeza dhe doreza hyn në palestër dhe qëllon Purdenten disa herë nga afër me një pistoletë.
Sipas mediave lokale, policia ka gjetur gjithsej 16 gëzhoja në vendin e ngjarjes, çka tregon për mizorinë e ekzekutimit.
Përveç aktivitetit të tij në mediat sociale, 33-vjeçari i vrarë merrej edhe me shitjen e automjeteve në internet. Policia po heton gjithashtu mundësinë që ai të ishte përfshirë në veprimtari fajdexhinjsh.
Autoritetet kanë arrestuar tre të dyshuar në shtetin e Rio de Janeiros, megjithatë gjatë arrestimeve nuk u gjetën armë në posedim të tyre. Motoçikleta e përdorur në arratisje u gjet e braktisur pranë palestrës, duke sugjeruar se autorët e kishin planifikuar me kujdes arratisjen e tyre.
Policia po heton nëse Prudente ishte nën vëzhgim para vrasjes dhe nëse ky sulm lidhet me kërcënime të mëparshme. Informacione të hetimit tregojnë se 33-vjeçari ishte zhvendosur në São Paulo pasi kishte marrë kërcënime në Rio Grande do Sul, duke pasur një precedent penal për vrasje dhe trafik droge. Megjithatë, gruaja e tij pretendoi se nuk kishte marrë kërcënime kohët e fundit.
