Mrekulli në Nepal: 64-vjeçarja nxirret e gjallë pas 10 ditësh

Mrekulli në Nepal! 64-vjeçarja nxirret e gjallë pasi u mbulua nga shtëpia e baltës

Një grua 64-vjeçare është gjetur e gjallë nga ekipet e shpëtimit në Nepal, më shumë se 10 ditë pasi një masë e madhe akulli, shkëmbinjsh dhe balte përfshiu një luginë në zonën e Himalajeve.

Chandika Shrestha u zbulua më 5 shtator nga pjesëtarë të Forcës së Armatosur të Policisë së Nepalit, të cilët po vijonin operacionet e kërkim-shpëtimit në distriktin Nuwakot. Ajo u gjet në katin e katërt të banesës së saj, e cila ishte pjesërisht e mbuluar nga balta.

Shpëtimi i saj u konsiderua një moment i jashtëzakonshëm, pasi kishte kaluar më shumë se një javë nga katastrofa dhe shpresat për gjetjen e të mbijetuarve po veniteshin. Pas nxjerrjes nga banesa, 64-vjeçarja u transportua me helikopter drejt një spitali në Kathmandu, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ndërkohë, ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet në zonat e prekura, me shpresën për të gjetur persona të tjerë që mund të kenë mbijetuar nën rrënoja dhe baltë. Fatkeqësia ka shkaktuar dëme të mëdha në disa zona të Nepalit, ndërsa autoritetet po përballen me vështirësi të mëdha për shkak të terrenit të thyer malor.

Scroll to Top