Papa Françesku, apel për paqe në Ukrainë

Papa Françesku shpreh shpresë për rezultate konkrete nga negociatat për Ukrainën

Papa Françesku ka shprehur dhimbjen e tij për sulmet e fundit që kanë goditur qytete dhe infrastrukturë civile në Ukrainë, duke shkaktuar viktima mes popullsisë së pafajshme. Gjatë lutjes së Angelusit, Papa u shpreh se e ka ndjekur me shqetësim lajmin për këto sulme dhe shprehu solidaritetin e tij me popullin ukrainas, i cili prej vitesh jeton nën ankth dhe frikë.

“Zemra ime i bashkohet vuajtjes së popullsisë,” tha ai, duke bërë një apel të ri për t’i dhënë fund dhunës dhe shkatërrimit.

Papa i bëri thirrje palëve të përfshira që të “hapin zemrat ndaj dialogut dhe paqes”, duke shprehur shpresën që përpjekjet e ndërmarra kohët e fundit për rifillimin e negociatave të japin “fryte konkrete” dhe të hapin hapësirë për diplomacinë.

Ai theksoi rëndësinë e dialogut dhe të rrugës diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit dhe vuajtjeve të popullsisë civile.

Scroll to Top