Rubio: Armëpushimet e kufizuara në Ukrainë nuk çojnë në zgjidhje

Takimi me Lavrov, Rubio i prerë: Armëpushimet e kufizuara në Ukrainë nuk mund të çojnë në zgjidhje

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, deklaroi se armëpushimet e kufizuara ose të përkohshme në Ukrainë nuk do të sjellin një zgjidhje të konfliktit. Këto komente ai i bëri për gazetarët pas një takimi me Ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov.

“Mendoj se të dyja palët kanë shprehur interes për një armëpushim të kufizuar që përfshin furnizimet me drithëra dhe energji”, theksoi Rubio gjatë një konference për shtyp.

Bisedimet e tij me Lavrov u zhvilluan në margjinat e sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, i cili u mbajt në Nju Jork.

“Kjo nuk e zgjidh luftën, por mendoj se në disa mënyra mund të lehtësojë disa nga presionet globale”, shtoi ai.

Rubio vijoi duke thënë: “Do të them se lufta nuk do të mbarojë në fushën e betejës. Kjo luftë do të marrë fund – mendoj se të gjithë e pranojnë – me një marrëveshje të negociuar dhe të gjithë e kuptojmë këtë. Sa më shpejt të arrijmë atë marrëveshje, aq më pak gjëra do të shkatërrohen dhe aq më pak njerëz do të vdesin nga të dyja palët. Kjo është ajo që dëshiron presidenti”, nënvizoi sekretari i shtetit i SHBA-së.

Scroll to Top