Incident pranë bazës ushtarake në Britani: Evakuime e arrestime

Incident pranë bazës amerikane në Britani, evakuohen banorët dhe arrestohen disa persona

Një incident serio është regjistruar pranë bazës ajrore RAF Fairford në Gloucestershire të Britanisë së Madhe. Autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e banorëve të fshatit Uhelford.

Policia e Gloucestershire njoftoi se banorët janë transferuar në një qendër sportive, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Disa persona janë arrestuar nën dyshimin për vepra penale lidhur me Aktin e Eksplozivëve.

Ndërkohë, një ekip i specializuar i ushtrisë britanike, i ngarkuar me çaktivizimin dhe asgjësimin e mjeteve shpërthyese, po kryen kontrolle në disa automjete në zonë. Autoritetet kanë vendosur një kordon sigurie rreth vendit të incidentit.

Policia deklaroi se situata konsiderohet të jetë nën kontroll dhe incidenti është i izoluar.

RAF Fairford është një bazë ajrore britanike që shërben gjithashtu edhe nga Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara.

Scroll to Top