Osmani e mandaton Kurtin për formimin e qeverisë së Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar sot Dekretin me të cilin mandaton Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ky vendim vjen pas propozimit zyrtar të partisë Lëvizja Vetëvendosje, e cila fitoi shumicën e ulëseve në Kuvend nga zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt.

Sipas Kushtetutës, mandatari z. Kurti duhet t’i paraqesë Kuvendit përbërjen dhe programin e Qeverisë për miratim brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga data e dekretimit.

Presidentja Osmani i ka uruar suksese Kurtit, duke shprehur shpresën që Kosova sa më shpejt të ketë një Qeveri me mandat të plotë kushtetues.

Leave a Comment

Scroll to Top