Altin Kodra lirohet nga burgu pas dënimit
Altin Kodra është liruar nga burgu i Peqinit. Kodra ishte në regjimin e sigurisë së lartë, i njohur si “41 biss”, dhe u la i lirë pas përfundimit të dënimit të tij.
Ai ishte dënuar me 22 vjet burgim nga Gjykata e Shkodrës, për vrasjen e një biznesmeni në qytetin e Shkodrës, ngjarje e ndodhur në vitin 2006.
Gjatë kohës së vuajtjes së dënimit, Kodra është përballur me dënime shtesë për vepra të tjera penale. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë e ka dënuar për veprën penale “Largim nga vendi i qëndrimit”. Për më tepër, ai është dënuar në dy raste të tjera, me vendim të formës së prerë, për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP)”.