Fitorja Shqipërisë në Serbi: Festë nga Tirana në Nju Jork

Fitorja historike e Kombëtares shqiptare në përballjen ndaj Serbisë ka ndezur një valë entuziazmi nga Tirana e deri në Nju Jork. Me golin vendimtar të Rei Manajt dhe një performancë të jashtëzakonshme në fushë, kuqezinjtë jo vetëm siguruan pikë të çmuara, por edhe krenarinë e një kombi të tërë.

Në Tiranë, mijëra tifozë shpërthyen në festë pas përfundimit të ndeshjes. Këngë patriotike, brohoritje dhe valle popullore pushtuan kryeqytetin, duke e kthyer natën në një festë të paharrueshme. Pamje të ngjashme janë shfaqur edhe nga një lokal me shqiptarë në Nju Jork të SHBA.

Leave a Comment

Scroll to Top