Në Sheshin Italia në Tiranë, atmosfera ishte elektrizuese ndërsa tifozët ndiqnin ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë. Goli i shënuar nga Rei Manaj në pjesën e parë të takimit ngjalli entuziazëm dhe emocione të mëdha te të pranishmit.
Me flamuj, këngë dhe brohoritje të forta, tifozët kuqezi shpërthyen në festë pasi sulmuesi shqiptar realizoi ndaj rivalëve ballkanikë. Ndeshja, e cila po luhet në qytetin e Leskovacit në Serbi, ka marrë vëmendje të konsiderueshme mediatike dhe publike, jo vetëm për rëndësinë e saj sportive, por edhe për kontekstin e veçantë historik dhe politik.