Gol Manaj në Serbi, festë shqiponjë emocionuese

Rei Manaj ka shënuar në Serbi. Gjatë minutave shtesë në fund të pjesës së parë, kombëtarja shqiptare kaloi në avantazh falë golit të tij.

Manaj festoi me simbolin e shqiponjës, një gjest që duket se ka nxitur tifozët vendas. Të gjithë anëtarët e skuadrës, si nga stoli ashtu edhe ata në fushë, shprehën entuziazëm të madh.

Ky gol i Manajt lë pas kujtimin e penalltisë së humbur në stadiumin “Air Albania”. Ai u shënua në Leskovac dhe konsiderohet historik për kualifikueset e Botërorit 2026.

Leave a Comment

Scroll to Top