Kina nuk trembet nga Trump, e hapur për negociata me SHBA
Ministria Kineze e Tregtisë ka deklaruar se Kina nuk dëshiron një luftë tarifore, por gjithashtu nuk trembet nga ajo.
Kina ka sinjalizuar se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga kërcënimet e presidentit Donald Trump për vendosjen e tarifave 100% ndaj importeve kineze.
Nga ana tjetër, Kina i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara të zgjidhin mosmarrëveshjet nëpërmjet negociatave dhe jo duke kërcënuar.
Kjo përgjigje vjen pas kërcënimit të Trump për rritjen e taksave të importeve nga Kina deri më 1 nëntor, si pasojë e kufizimeve të reja kineze mbi eksportin e metaleve të rralla.
Nëse pala amerikane këmbëngul në praktikën e saj, Kina do të marrë masa për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e saj.
Ky shkëmbim kërcënon të prishë një takim të mundshëm midis Trump dhe udhëheqësit kinez Xi Jinping dhe t’i japë fund një armëpushimi.
Trump ka vendosur tarifa mbi importet nga shumë partnerë tregtarë këtë vit, duke kërkuar lëshime në këmbim të uljes së tarifave.
Kina ka qenë një nga vendet e pakta që nuk është tërhequr, duke u mbështetur në ndikimin e saj ekonomik.
Të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit duke vendosur kufizime të reja në tregti.