Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se LDK po prin në 12 komuna dhe ka fituar në Prishtinë pas 12 vitesh mungesë. Ai shprehu besimin se në Pejë, fitoren do ta sigurojnë votat e diasporës dhe përgëzoi Përparim Ramën për fitoren në kryeqytet.
“LDK sonte shpall fitoren. Në Pejë është 49%, presim qe me votat e diasporës të kaloje 50%. Urojmë fituesin e garës kryesore ne keto zgjedhje, Përparim Ramën. Ky është një konferencë e fitores së madhe të LDK-së. Me këtë proces jemi fitues të gjithë qytetarët e Kosovës,” tha Abdixhiku.
Ai shtoi se LDK konfirmon fitoren ose udhëheqjen në 12 komuna. “Urojmë Përparim Ramën në Prishtinë. Pas 12 vitesh LDK është partia e parë edhe për kandidatë edhe për kuvend komunal. Ky kthim i yni është shenjë e një pune të madhe të Përparimit.”
Sipas rezultateve nga numërimi i rreth 70% të votave, Përparim Rama ka marrë 36%, Hajrulla Çeku 32% dhe Uran Ismaili 26%. LDK prin edhe në Viti, Obiliq dhe Dragash, ndërsa është në balotazh në Fushë Kosovë, Suharekë, Gjilan dhe Rahovec.
