Pablo Zabaleta nga Tropoja: Kërcim dhe humor në FSHF

Fitorja historike kundër Serbisë ka sjellë humor dhe disponim të shkëlqyer në radhët e Kombëtares shqiptare të futbollit. Një video e publikuar nga stafi i FSHF-së tregon zëvendëstrajnerin argjentinas, Pablo Zabaleta, duke u argëtuar në ambientet e institucionit.

Në video, Zabaleta shihet duke kërcyer, teksa një nga punonjësit e FSHF-së e quan me humor “Pablo Zabaleta nga Tropoja”. Argjentinasi, nën ritmin e një kënge popullore, kërkon të hedhë para, duke thënë “Paratë, paratë, paratë!” në italisht.

Momenti vijon me humor, ku disa punonjës i hedhin para argjentinasit, i cili i mbledh me kënaqësi.

Leave a Comment

Scroll to Top