Memfis Depaj është bërë zyrtarisht lojtari më vendimtar para portës në historinë e Holandës.
Ai jo vetëm ka përmirësuar rekordin për numrin e golave të shënuar me fanellën e “tulipanëve”, por gjithashtu ka vendosur një rekord të ri për asistet.
Sulmuesi, aktualisht pjesë e ekipit të Korinthians në Brazil, ishte protagonist në fitoren 4-0 kundër Finlandës. Depaj kontribuoi me asistet për dy golat e parë dhe më pas shënoi vetë të tretin nga pika e penalltisë.
Kështu, ai arriti në 54 numrin e golave të shënuar me Holandën, duke tejkaluar shifrat e mëparshme. Njëkohësisht, ai vendosi rekordin e ri për asistet në këtë përfaqësuese, duke arritur shifrën prej 35, më shumë se kushdo tjetër në histori.